Së bashku për Të Drejtat e Njeriut
Aktivizmi mbi 2 rrota - postuar 6 Janar, 2012
Të drejtat e njeriut i përkasin në mënyrë të barabartë secilit prej nesh dhe na lidhin në një komunitet botëror, i cili lëviz nën të njejtat vlera dhe ideale. Si komunitet mbarëbotëror, ne ndajmë të gjithë dhe kudo, një ditë të përbashkët: 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave të njeriut, për të përkujtuar krijimin, para 63 vitesh, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Gjatë kësaj dite miliona njerëz në mbarë botën vendosën se momenti kish ardhur për të kërkuar të drejtat e tyre. Aktualiteti politik, ekonomik dhe ekologjik i planetit, nuk la asnjë shtet ose qytet me duart kryq. Këtë shembull ndoqi dhe Tirana gjatë aktivitetit të organizuar nga shoqata Në Dobi të Gruas (NDTG) dhe Ecovolis. Në kuadër të 10 Vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe me qëllim ndërgjegjësimin mbi domosdoshmërinë e respektit ndaj të drejtave themelore në vendin tonë, NDTG dhe Ecovolis organizuan një pedalim masiv me biçikleta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ky theks ambientalist, i cili nuk hedh aspak hije mbi të drejtat e tjera themelore, vjen pikërisht në momentin kur në mbarë botën kërkimet dhe përpjekjet për një zgjidhje të çështjes së Ngrohjes Globale thellohen intensivisht. | Lexo më tepër
Ecovolis nis Riciklimin!
Karrike dhe tryeza me disqet e biçikletave! - postuar 27 Dhjetor, 2011
Tavolina, vazo me lule, artopalante apo mouse kartoni, kapertona të vjetër biçikletash të kthyera në rripa pantallonash apo tavolina dhe karrige me disqet e biçikletave ishin e reja e Ecovolis @ Klik Ekspo Fair. Për 5 ditët e panairit skuadra Ecovolis organizoi një ekspozitë me sende të ricikluara sa artistike dhe funksionale për të ndërgjegjësuar qytetarët e Tiranës në nevojën e zvogëlimit të mbeturinave. Ka ardhur koha për të ripërdorur shumë prej materialeve apo mbetjeve që mblidhen çdo ditë në shtëpitë apo zyrat tona – thotë Ened Mato drejtues i Ecovolis. Ripërdorimi I materialeve ka një rëndësi të madhe në zvogëlimin e mbetjeve, ka përfitime të mëdha ekonomike dhe padiskutim është mënyra dhe kontributi I gjithsecilit për shtëpinë tonë të madhe, tokën.Ekspozita përfshinte sende të krijuara nga amballazhet prej kartoni, letër, pjesë të biçikletave të thyera/prishura të ecovolis, nga kapertona, xhama dhe të tjera. | Lexo më tepër
Gara e Krishtlindjeve
Pedalim për bamirësi - postuar 5 Janar, 2012
Shtrati të duket shumë i ëmbël kur duhet ta braktisësh vetëm pas disa orësh dhe janë shumë të pakta arsyet që arrijnë të të ndajnë nga ngrohtësia e jorganit. Njëra prej tyre është po aq e shenjtë sa dhe dita e Krishtlindjes që u festua në mbarë botën. Sot do bëjmë çmos të kënaqim fëmijët në nevojë. Në fakt jo vetëm t’i kënaqim, por dhe t’i mësojmë sigurinë mbi mjetin më të shëndetshëm dhe argëtues; biçikletën. Kohë më parë, i propozuam shoqatës Terre des Hommes të mbështesi iniciativën tonë për një aktivitet bamirësie me në qendër fëmijët në nevojë dhe ata u treguan shumë të gatshëm. Problemi qëndronte tek caktimi i orarit, pasi këto ditë fëmijët në nevojë janë shumë të kërkuar. Ndoshta nga dëshira për të bërë një gjest njerëzor, ndoshta sepse Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festa që i përkasin fëmijëve. | Lexo më tepër
Dashuria e re ecovolis !
E veçanta e biçikletës së re ?! - postuar 3 Janar, 2012
Biçikleta e re Ecovolis? Funksionon njësoj si e para, duhet të pedalosh! Ka sërish dy rrota dhe një zinxhir që i vë në punë nëpërmjet pedaleve. Si çdo bicikletë tjetër ka një shalë, një timon dhe një histori. Historia e kësaj biçiklete fillon në zyrat e Ecovolis, vazhdon në Tajvan, Itali, Baçka Topola dhe më së fundi pas fiks një viti mbërriti në Tiranë. E shtrenjtë? Poooo! Mund të thuash që është një nga biçikletat më të shtrenjta, por dhe më cilësore në tregun shqiptar të biçikletave! Prodhim i vitit 2010, me një prerje krejt të veçantë, e aksesuar me pjesë extra dhe me porosi, nuk mund të ndodhte të ishte dhe e lirë. Kur do i provojmë? Biçikletat e reja Ecovolis për momentin janë në dyqanin Eco Bicycle Shop. Pasi u ekspozuan për 5 ditë në panairin Klik Ekspo Fair, nga ç’amballazhimi I të cilave u bënë dhe shumë tavolina, vazo dhe lule kartoni u dërguan sërish me kujdes të madh në shtëpinë e tyre provizore. | Lexo më tepër
t detaje



